Ekskluzive/ “Ishte profeci”! Trajneri që e shpalli Tiranën kampion, Egbo: Ftesën e Nigerisë do ta pranoja me kënaqësi

Nga Klaudio Ndreca

Emanuel Egbo është padyshim trajneri i momentit në Shqipëri. Arritjet e bëra në këtë sezon sa i përket bardhebluve janë të shumta, ndërsa kanë mbërritur edhe në finalen e Kupës. Kjo është fytyra e ekipit tani, pasi në momentin kur do të zyrtarizohej Egbo po prekte vendet e fundit të tabelës.

Për këtë arsye një meritë e madhe i jepet Egbosë që arriti të transformojë këtë skuadër. Suksesi i tij në Shqipëri ka bërë jehonë të madhe edhe në mediat nigeriane, të vendit të tij. “Sport Ekspres” ka kontaktuar me Egbon menjëherë pas shpalljes kampion, ndërsa na shprehet se një ftesë të Nigerisë do e priste me kënaqësi.

Si e kujton momentin e parë kur e more Tiranën? E mendoje ndonjëherë se mund të mbërrije deri këtu?

Kur e kam marr ekipin në muajin dhjetor nuk e kishte menduar njeri se do mbërrinim deri te titulli kampion. Por mbas ndeshjeve në dhjetor kur më kanë thënë nga klubi që duhet ta vazhdojë unë, kam kërkuar kohë për reflektim dhe lutje. Pas kësaj unë e kisha marr konfirmimin si me profeci që Zoti do jetë me ne dhe do të bëjë gjëra të madhe me këtë ekip dhe prandaj e kam pranuar që të vazhdojë në drejtimin e skuadrës.

Fitore e Vllaznisë ndaj Kukësit, ku ishte duke e ndjekur këtë ndeshje?

Unë e festova me nusen në shtëpi me lutje dhe falenderimi për Zotin që ka përmbushur atë që e kishte premtuar që do bëhet.

Te Vllaznia ka pasur shumë thirrje për Tiranën që të bëj ndeshje burrërore ndaj Bylisit. Nê Shkodër duhet të jenê të qetë?

Sigurisht qe ne do vazhdojmë me ndeshjet te mbetura me karakter kampioni për veten tonë, jo për të tjerët. Vllaznia nuk e ka bërë nderin për Tiranën, por ka luajtur për të ndihmuar vetes. Ne do japim maksimumin tonë në vazhdim.

A e sheh Egbo Shqipërinë si vendi ku të vlerësojnë mbi aftësitë që ke apo ku ka shumë padrejtësi?

Normale që ka njerëz të mirë dhe të keq që janë pjesë e përditshmërisë sonë. Ka shumë njerëz që na kanë vlerësuar mbi aftësitë tona. Por edhe një numër i vogël nga ata që kanë qenë dashakeq, por që na janpin forcë për të nxjerrë maksimumin nga vetja.

Mund të bëhesh një ditë trajneri i Nigerisë?

Pse jo, nëse do të vijë një ftesë për të drejtuar vendin tim do ta pranoja me shumë kënaqësi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online