Ekskluzive/ Flet legjenda Dosti: Derbin do e shoh nga TV, Partizani tani është pa lider

Një ndeshje që pritet me interes të madh nga tifozët shqiptarë në javën e gjashtë të Superiores, është derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Përballje kjo që nuk tërheq vetëm tifozët e këtyre dy skuadrave, por edhe të gjithë Shqipërisë.

Sportdashës kurioz që duan të shohin jo vetëm lojën e zhvilluar, por edhe spektaklin nga tribunat, që japin ndjesinë e Kombëtares. Por si do të shkojë kjo përballje? “Sport Ekspres” ka kontaktuar me një nga legjendat e futbollit shqiptar, Edmond Dosti, i cili bën një përcaktim të saktë se ku po çalon Partizani aktual, ku përmend faktin se nuk e ka ende një lojtar lider.

Javë derbi, në Tiranë nuk flitet gjë tjetër veç sfidës të së dielës. Si përjetohej derbi kur e luaje në fushë ? Çfarë rendësie kishte ajo fanellë?

Nuk ka si të ndodh ndryshe kur luhe derbi Partizani-Tirana, merr gjithë vëmendjen dhe interesim e publikut. Kur luaja unë ka qenë më e lehtë për mua, sepse e ndihmoja ekipin tim të zemrës. Por kur e sheh si spektator emocionet janë më të shumta. Rëndësia e fanellës në kohën tonë ishte e pamasë. Kjo fanellë legjendare ka qenë gjithçka histori, dashuri dhe raspekt.

Po tani kur e ndjek nga TV ose tribuna e ndien të njejtin emocion?

Tani që e ndjek nga TV ose nga tribuna emocionet janë shumë të ndryshme dhe nuk mund të krahasohen me kohën kur unë luaja.

Si të duket ky Partizan me ndryshim në vite? Pa harruar dhe atë të Skënder Gegës.

Gjatë këtyre viteve Partizani ka pasur luhajtjet e veta, ka bërë gabime, por edhe ka pasur gjëra shumë pozitive. Por Partizani i Gegës na solli trofeun që e prisnim prej 26 vitesh. Partizani i Gegës ishte një skuadër kompakte dhe kolektive që dinin si të bashkëpunonin me njëri-tjetrin për ta arritur suksesin, gjë e cila ndodhi. Në Partizanin e sotëm mungojnë këto vlera. Shpresoj që në të ardhmen çdo gjë të ndryshoj për së miri.

Gjithmonë jeni shprehur kritik ndaj Partizanit. Ka diçka që nuk shkon apo do që ta shohësh në majat më të larta duke mos lejuar gabime?

Është një gjë e mirë kur kritika vjen nga brenda shtëpisë, sepse kjo do të thotë që kjo kritikë bëhet nga zemra për dashurinë që kam për këtë skuadër. Dhe çdo kritikë që kam bërë në kohë të ndryshme besoj se kam pasur përherë të drejtë, sepse une dua që ekipin ta shoh në elitën e futbollit shqiptar.

A e ka Partizani një lojtar lider që mund t’i ushëheqi? (Telushi?)

Këtë vit fatkeqesisht nuk po shoh ndonjë lojtar që mund të jetë lider me atë që po shfaqin, që të marrë ekipin për dore e ta coj drejt suksesit. Ekipi për momentin nuk funksionon ashtu siç duhet, repartet janë shumë larg njëri-tjetrit dhe nuk po bashkëpunojnë për të arritur reziltatin e shumëpritur. Shumë lojtarë ecin gjatë 90 minutave të lojës, gjë që do të thotë se diçka nuk shkon në skuadër. Por shpresoj tek (Hoxha dhe Telushi) të marrin në dorë shume shpejt skuadrën për ta çuar drejt rezultatave pozitive.

Dimë se jeton në Austri, do të jesh në stadium të dielën?

Fatkeqësisht këtë herë do ta shoh ndeshjen nga TV-ja në Austri, por me zemër do të jem aty për t’i dhënë skuadrës kurajo dhe forcën për të fituar derbin.

Çfarë do u sygjeroje lojtarëve?

Do t’i sygjeroja lojtarëve që këtë ndeshje të japin 100 % në fushë, për ta fituar këtë derbi sepse fitorja do të jetë një kthesë e rëndësishme në ecurinë e skuadrës për këtë kampionat, të respektojnë fanellën, tifozët por edhe veten e tyre.

Po tifozëve?

Tifozët janë gjëja më e rëndësishme e historisë së këtij klubi, të cilët janë të vetmit që edhe në ditët më të vështira të tij, nuk e kanë lënë kurrë vetëm Partizanin, por e kanë ndjekur në çdo hap brenda dhe jashtë Shqipërisë, edhe pse jeta ekonomike dihet që ka vështirësitë e veta. Për këta tifozë duhet të kemi mirënjohje të pafund sepse vërtet e meritojnë. P.M.T.P dhe P.M.J.T

Sakrifica më e madhin që ke bërë për Partizanin? Apo vitet e luajtura dhe titulli kampion i 1993 ishte sakrifica më legjitime?

Çdo gjë që kam bërë për këtë klub nuk ka qenë sakrificë, por ka qenë një detyrim nga ana ime që ta përqafësoja në mënyrën më dinjitoze këtë fanellë legjendare dhe historikisht do të mbetem pjesë e kësaj familje gjigande edhe për këtë jam krenar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online