Ekskluzive/ Babai i Andrea Ndojit: Ndoshta te Greqia për 2-3 ndeshje, jemi mes dy zjarresh

“Sport Ekspres” ka nxjerrë para 5 ditëve lajmin ekskluziv se Andrea Ndoji ishte nën mbikëqyrjen e Greqisë dhe këta të fundit po bënin gjithçka për të marrë mesfushorin shkodran. Madje oferta kishte shkuar deri në pikën për t’i dhënë shiritin e kapitenit, që të largohej nga Shqipëria.

Futbollisti që luan me Olimpiakosin U-17 shihet me një potencial të jashtëzakonshëm për të ardhmen. Kulmi do të vinte me golin e realizuar ndaj Barcelonës U-17, duke i marrë përpara të gjithë lojtarët katalanas nga mesfusha, për të dërguar topin në rrjetë.

Ditën e djeshme është shpallur edhe lista nga Greqia U-17, që do të ndeshet me Qipron U-17 në miqësore. Atje u konfirmua edhe emri i Andrea Ndojit, që gjendej në listë. Por si është situata?  “Sport Ekskpres” i ka shkuar edhe më tej këtij rasti, duke siguruar edhe një prononcim ekskluziv babait të Andrea Ndojit, Nesti Ndoji.

Ky i fundit flet për situatën e vështirë që po përjeton familja në këtë moment, duke treguar se ndodhet mes dy zjarresh. Kjo lë të nënkuptohet edhe se te Greqia përdoren forma nga të ndryshme, për të marrë lojtarët shqiptarë.

Pra aktualisht Ndoji është vetëm 17-vjeç dhe sapo ka nisur karrierën. Një refuzim i hapur për Greqinë, mund të shkaktonte edhe shumë pengesa të mëdha për zhvillimin e karrierës. Babai i lojtarit shprehet se djali i tij mund të luajë edhe 2-3 ndeshje me grupmoshat e helenëve, por ende nuk është marrë vendimin përfundimtar.

“Akoma nuk është një vendim përfundimtar. Mund të ndodhë që të luajë 2-3 ndeshje për Greqinë, por deri te U-21 i tyre. Atëherë duhet të vendosë dorën ne zemër. Sigurisht që ne dëshirojmë më tepër që t’i bashkohet Shqipërisë, por në këtë moment nuk mund të ndërhyjmë dot dhe gjendemi në një situatë të vështirë.  Edhe këtë nuk e kisha menduar ndonjëherë. Jemi mes dy zjarreve dhe besoj se është ende herët për të thënë se kë do të përfaqësojmë”, ka thënë Nesti Ndoji. /Sport Eskpres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online