Ekskluzive/ “Është trajner i shkëlqyer”, Luga ngre dyshimin për zgjedhjen e Skënderbeut: Skënder Gega është për titull kampion, jo për mbijetesë…

Skënderbeu ka zgjedhur trajnerin e ri pas largimit të Memellit. Bëhet fjalë për Skënder Gegën, emrin e mirënjohur në Superiore që e dërgoi Partizanin te titulli kampion. Por këtë herë rikthimi vjen me objektiva të tjera pasi kërkohet shpëtimi në elitën e futbollit shqiptar. A do të mundet? Ergys Luga ka folur për “Sport Ekspres” duke ngritur dyshimin e vetëm pikërisht në faktin se Gega është mësuar të drejtojë ekipe që aspirojnë vendin e parë dhe do të jetë interesante të shihet sesi do të përshtatet me këto objektiva të reja.

“Mendoja se Skënderbeu do të merrte një trajner ekspert mbijetese. Skuadra ka nevojë për trajner që ta nxjerri nga kriza. Skënder Gega? Është një teknik që ta udhëheq skuadrën drejt titullit kampion dhe jo ta mbajnë ekipin në elitë. Është trajner i shkëlqyer për mua, por në këndvështrimin tim, ekipi duhet të gjejë anën psikologjike për të dalë nga kjo krizë. Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë dhe mbijetesa është ende e mundur me matematikën.

Pikën janë aty dhe katër ekipet do të luf.tojnë shumë ashpër. Dueli për mbijetesë do të jetë më interesant sesa për titullin kampion. Kjo lloj ndarje e kampionatit ku pesë ekipet e para kanë shumë diferencë kundrejt pesë ekipeve të fundit. Është shumë e lehtë që të lë lëshojnë pikë kundër pesë ekipeve të para, por janë shumë kompetitive ndaj njëra tjetrës”, tha Luga. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online