Ekskluzive/ “Ernest Muçi ka lindur për të luajtur në La Liga”! Munishi e krahason me legjendën ruse të Celta Vigos: Më ngjason shumë me të

Ernest Muci pritet që të transferohet te Celta Vigo në La Liga. Ish-futbollisti i Tiranës është gati për të hedhur hapin më të madh të karrierës. Por sa do të përshtatej ky lojtar në një kampionat të tillë? “Sport Ekspres” ka marrë një prononcim nga trajneri i njohur shqiptar, Ismet Munishi. Ishte pikërisht ky njeriu që dha për ne intervistën që mori jehonë edhe nga mediat ndërkombëtare: “Një ditë Muçi mund të luajë për Real Madrid”. Munishi e ka krahasuar Muçin këtë herë me legjendën e Celta Vigos, ish-futbollistin e njohur rus, Aleksandr Mostovoi.

“Celta Vigo është ekip me shumë traditë. Kampionati në Spanjë është një nga më të mirat në botë. I përshtatet shumë Ernest Mucit dhe do të ishte hapi i duhur që të kalonte në Spanjë, po ashtu edhe te Celta Vigo. Besoj se Muci do të ketë impakt të menjëhershëm në La Liga pasi është i lindur që të luajë në Spanjë ku luhet futboll shumë teknik. I përshtatet stili i lojës dhe prandaj mendoj se do të ketë impakt të menjëhershëm. Nuk mund të them sesa gola apo asist mund të bënte gjatë sezonit, vetëm mund të them se Muci do të paraqitet mirë dhe nëse mund ta krahasoja me një lojtar që ka luajtur më herët në Celta Vigo, do të përmendja Aleksandr Mostovoi. I ngjan shumë Ernest Mucit, me stilin dhe lojën e Mucit. Ka shumë ngjashmëri me këtë ish-futbollist, ishte edhe ai shumë kualitativ, me driblime dhe gjuajtje të mira”, tha Munishi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online