Ekskluzive/ “Ëmbëlsira në fund”, Çomo për afrimin e bujshëm te Tirana: Nuk janë për Superiore, shihni sa merr Man.City në Ganë

Nga Klaudio Ndreca

Hektor Çomo, është ky njeriu që vazhdon t’i jap një dorë të madhe të Tiranës duke ia pasuruar organikën skuadrës kryeqytetase. E në këto ditë të merkatos që shkon paralelisht me temperaturat, të nxehta, puna e tij vihet re më shumë se kurrë.

Bardhebluve i janë bashkuar edhe dy talente që vijnë nga Gana, Isaac Gyamfi dhe Ibrahim Sullej, që sipas asaj që thotë edhe vetë Çomo: “Nuk janë për Superioren, por shumë më lartë”. Bëhet fjalë për dy lojtarë me aftësi të mëdha dhe që pritet të bëjnë diferencën te Tirana. Në një intervistë të zhvilluar për “Sport Ekspres”, zbulohet paksa edhe një afrim që do të shkaktojë një zhurmë të madhe në media dhe ambientin sportiv në Shqipëri, por duke u fshehur të gjitha detajet e tjera. Pra ende nuk është mbyllur këtu!

Ndonjëherë duhet ta nisim edhe nga fundi. Kjo për hir të tematikës së freskët, teksa janë njoftuar dy prurje të reja te Tirana si Isaac Gyamfi dhe Ibrahim Sulley. Në vija të përgjithshme, çfarë duhet të presin tifozët prej tyre?

Unë e them me bindje që kemi të bëjmë me dy futbollistë që janë shumë cilësore, madje nuk është fare ekzagjerim po të them që janë shumë lartë sesa niveli i Superiores.

Atëherë, sa larg mund të mbërrijnë, teksa Tirana do të përdoret si trampolinë?

Po patjetër që do të shkojnë shumë larg. Atje ku kanë shkuar edhe shokët e tyre të skuadrës (flas këtu për U-17), në Angli, Itali, Spanjë, Hollandë, Portugali. Vetëm po të hidhni një vështrim do të konstatoni vetëm te Manchester City sesa lojtarë nga ekipet zinxhire të Ganës që shkojnë. Apo për të vazhduar me Ajaksin dhe në Danimarkë. Është e vështirë ta besosh, por Gana shet gati 300 futbollistë në vit, si Senegali, Bregu i Fildisht, Nigeria.

Sa e vështirë është që t’i arrish për t’i marrë dhe thithur këta futbollistë, kur ka një garë kaq të madhe?

Asgjë nuk mund të funksionojë pa lidhjet e nevojshme. Kjo kërkon kohë, ndërsa kyçi i suksesit është që të komunikosh direkt me pronarët e klubit, presidentët. Po nuk pate lidhje ose njerëzit e duhur, shanset janë të pakta.

Dhe kënaqësia juaj më e madhe? Besojmë që është prania i ulur në shkallët e stadiumit dhe teksa sheh produktin e sjellë nga ty duke bërë diferencën…

Ndenja më e bukur është kur ti shijon një ndeshje nga shkallët e stadiumit. Kur ndodhem në Shqipëri ose pranë televizorit, e sheh që lojtarët që ke përzgjedhur ndihmojnë ekipin. Përshembull këtë vit pashë ndeshjen kundër Partizanit dhe Kukësit, Kobina më dha një kënaqësi të jashtëzakonshme sepse ishte futbollisti kyç.

Nga të gjitha afrimet që ke bërë te Tirana. Kur kthen kokën mbrapa, me cilën prej tyre krenohesh?

Besoj ka shumë lojtarë që ishin cilesorë, disa mund edhe të mos funksionojnë, mund të mos përshtaten, por edhe trajnerët luajnë një rol vendimtar. Përshëmbull me Merveile ishte trajneri Daja që i dha vendin që meritonte në skuadër e pa diskutim është trajneri Egbo qe e bëri Kobbina, por edhe Ngoo që të ndihen të rëndësishëm për skuadrën. Unë mendoj se motivimi i trajnerit është kyçi i suksesit të lojtarit. Të gjithë lojtarët që kam pikasur besoj kanë pasur goxha brumë duke filluar që në 2011, ndërsa veçoj Ndikumana, Merveile, Cobbina, Ngoo etj. Pastaj luan rol edhe pjesa tjetër e futbollistëve sesi do t’i presin. Gjej rastin këtu të kritikoj edhe presidentin që disa herë ka dëgjuar disa të papërgjegjshëm dhe ka humbur investimin e tij për këtë apo atë lojtarë. Shumë gazetarë sulmojnë trajnerët dhe futbollistët e huaj, po për gjendjen e ulët të nivelit nga ana jonë, shqiptare, përse nuk nënvizohet? Kjo është logjika e saktë.

Po si funksionon një afrim që bën Tirana. Pra nëse Hektor Çomo pikas një element të mirë, atëherë më kë diskutohet zgjedhja apo mbërrin direkt në kryeqytet?

E diskutoj me mikun dhe këshilltarin tim, Indrit Vila, që gjej rastin ta falënderoj këtu. Me Egbonë dhe Arbin, e mbi të gjitha me presidentin, Refik Halilin. Por zakonisht kolegët kanë besim te zgjedhjet e mia.

A e ke mbyllur këtu për merkato të verës?

Diçka e kam brenda meje, ëmbëlsira lihet për në fund. Megjithatë është vetëm në mendime, nuk e kemi konsoliduar akoma. Presim një shitje dhe nga kjo do të varet afrimi i ri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online