Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, trajnerët dhe filozofia gjermane pushton Champions League

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që tre trajnerë gjermanë të mbërrinin në gjysmëfinalen e “Champions League”. Por kjo arritje erdhi në sezonin 2019-2020, teksa filozofia gjermane e futbollit ka triumfuar në kompeticionin më të rëndësishëm.

Bajern dhe Leipzig kanë mbërritur deri në gjysmëfinale, ndërsa trajnerët Nagelsman, Flick dhe tekniku i PSG-së, Tuchel, do të kenë një përballje muskujsh për të treguar më të mirin brenda llojit. Hegjemoninë e tyre e prish vetëm Garcia dhe Guardiola, ku vetëm një prej tyre do të kalojë në gjysmëfinale atje ku i pret Bajerni i Mynihut. Dhe si për të përmbyllur qershinë mbi tortë, ajo fitore me shifrat 8-2 ndaj Barcelonës është një tregues që i thotë të gjitha. Në gjuhën e “Formula 1”, skuderia e Gjermanisë në “Champions League” ka kaluar me 100 pikë përpara të gjithë ndjekësit e tjerë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online