Festoi me shqiponjë kundër Serbisë, Litshtajner tregon emocionet: Ishte ndeshje ekstreme, një çmenduri

Stefan Litshtajner ka varur këpucët në gozhdë pas një karriere të suksesshme, ku ka veshur fanella të klubeve të mëdha si Lazio, Juventus apo Arsenali. Një emër ky që të gjithë shqiptarët e kujtojnë mirë në ndeshjen emocionuese që Zvicra luajti kundër Serbisë në Botërorin e vitit 2018.

Golat mbajtën firmën e shqiptarëve në atë përballje dhe i tillë u kthye për një moment edhe kapiteni helvet, i cili shpërtheu në festë me shqiponjë përballë tifozëve serbë. Në një intervistë të dhënë së fundi me “Blick”, Litshtajnerka komentuar 10 fotografi shenjuese në karrierën e tij, ku nuk mungonte ai moment nga ndeshja kundër Serbisë.

“Kur festova me shqiponjën me dy krerë? Unë do tregoj solidaritet me shokët e skuadrës, si atëherë edhe në të ardhmen. Kjo nevojitet në krizën e Koronavirusit. Në aspektin e emocioneve, kjo ndeshje me Serbinë ishte më ekstremja, sepse kishim shumë futbollistë shqiptarë. Pastaj edhe goli në minutën e 90, ishte një çmenduri“, ka thënë Stefan Litshtajner./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online