Ekskluzive: Duan pagën e tetorit, futbollistët bojkotojnë stërvitjen

Jo vetëm te Burreli bojkotojnë për pagat. Tashmë është radha e lojtarëve të Egnatias për ta bërë diçka të tillë. “SportEkspres.com” mëson se futbollistët e ekipit rrogozhinas nuk kanë dalë në stërvitje para ndeshjes me Bylisin për shkak të problemeve financiare.

Ata kërkojnë rrogën e muajit tetor, ndryshe nuk dalin të stërviten. Vonesa e fundit nuk është toleruar nga lojtarët, të cilët gjithsesi të shtunën do të shkojnë në ndeshje për t’u përballur me Bylisin. Por fakti që ata nuk stërviten bën që të mos jenë në maksimumin e tyre.

Egnatia e nisi mirë kampionatin dhe për disa javë ishte në krye të klasifikimit. Më pas pati një moment “jo”, por sërish rrogozhinasit e kanë gjetur ritmin. Dy javët e fundit i kanë marrë pikët e plota dhe diferenca me Besën e vendit të parë është vetëm katër pikë.

Bylisi, kundërshtari i radhës për Egnatian, ka vetëm një pikë më shumë dhe takimi i kësaj fundjave është shumë i rëndësishëm për të vijuar betejën për t’u rikthyer në Superiore. Gjithsesi, më parë duhet zgjidhur çështja e pagës së padhënë.

Lojtarët nuk kanë ndërmend të tolerojnë, pavarësisht se në klub kanë premtuar se do paguhen dhe se gjithçka është çështje procedurash. Sot ata e dhanë sinjalin e parë, duke mos dalë në stërvitje. Tani drejtuesit e klubit duhet të lëvizin.

VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online