Eklent Kaçi ka triumfuar në “American 14.1 Straight Pool Championship”, pasi ka arritur të mundë në finale gjermanin Thorsten Hohmann, i njohur ndryshe si “Hitman”. Bilardisti kurbinas ka fituar 168-200 dhe nuk ishte një ndeshje e lehtë, duke ditur edhe vlerat e gjermanit, i cili është shpallur edhe kampion bote.
Kaci u rendit i dyti në grupin e tij, me katër fitore dhe një humbje, ndërkohë që më pas në fazën e eliminimit direkt ishte i pathyershëm, duke bërë tijin “American 14.1 Straight Pool Championship”. Krahas trofeut, në “xhepat” e bilardistit shqiptar shkon edhe çeku me vlerën e 10 mijë dollarëve.
https://www.facebook.com/HighRockstore/videos/571716256578673/?eid=ARBsx90hEbgcnxO6oNih9kJwhIVgnKrJpHiYrSxCkSM0-D2rSXG4oYPeh9x77-wNEhmYxDyr46MiuqT3&fref=tag
AMERICAN 14.1 STRAIGHT POOL CHAMPIONSHIP
FAZA E GRUPEVE
FAZA ME ELIMINIM DIREKT
Kaçi (Shqipëri) – Zvi (SHBA) 150-85
Kaçi (Shqipëri) – Pagalyan (Kanada) 150-39
Kudlik (Poloni) – Kaçi (Shqipëri) 113-150
Hohmann (Gjermani) – Kaçi (Shqipëri) 168-200