Ekipi i ri i Presidentit të Republikës do t’ju befasojë

Mes politikanëve tifozë në Shqipëri, më mbrapa nuk qëndron Presidenti i Republikës, Ilir Meta. I njohur si një tifoz i madh, kreu i shtetit nuk i humbet asnjëherë rastet për të qenë i pranishëm në tribunë. Gjithmonë aty kur luan ekipi Kombëtar, por edhe një mbështetës i Partizanit.

Megjithatë, tani ai duket se ka një ekip të ri. Ndoshta më pak tradicional dhe që nuk numëron shumë tifozë në Shqipëri, por padyshim një prej skuadrave më të mëdha në futbollin italian. Bëhet fjalë për klubin e Fiorentinës.

I pranishëm për një vizitë zyrtare gjatë këtyre ditëve në Firence, Presidenti i Republikës, mori nga kryebashkiaku i qytetit, Dario Nardella një fanellë të Fiorentinës. Fotografia u publikua në adresën zyrtare në “Twitter” nga klubi i Serisë A, që gjeti një tifoz të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *