IFK Norrkoping dhe Vikingur Gëta do të jenë kundërshtarët e Trepçe ’89 dhe FK Prishtina. Përballje që në letër mund të duken të lehta, por që në fushë s’do të jetë ashtu. Dhe, një pengesë e madhe mund të vijë nga fakti që bëhet fjalë për dy skuadra të cilat janë në aktivitet.
Në fakt, si kampionati suedez, ashtu edhe ai i Ishujve Faroer janë duke u zhvilluar. Norrkoping dhe Vikingur kanë luajtur deri tani 13 ndeshje. Praktikisht, shumë minuta në këmbët e lojtarëve të tyre. Sakaq, Norrkoping renditet në vend të dytë, ndërsa kampionët e Ishujve Faroer në vend të parë.