Ekipet e kryeqytetit të fiksuara pas “ministrit të mbrojtjes”, Partizani me idenë Arlind Ajeti që do më pak se Boldor

Ministri i Mbrojtjes, kështu është cilësuar Arlind Ajeti në aventurën e Shqipërisë në Europianin e Francës. Futbollisti që dha gjithçka për Kombëtaren duke krijuar idenë se kuqezinjtë e kishin të gatshëm zëvendësuesin e Lorik Canës. Por karriera e lojtarit në fjalë nuk ishte ajo e parashikuara duke filluar tatpjetën.

Aktualisht Ajeti është pjesë e Vejles dhe ka hasur jo pak vështirësi në gjetjen e kësaj mundësie. Tirana ishte një ekip që u përfol për të marrë shërbimet e këtij mbrojtësi dhe në skenë së fundmi ka dalë edhe skuadra tjetër e kryeqytetit. “FK Partizani Tiranë” raporton se kanë nisur bisedimet me Ajetin për të zëvendësuar Boldorin. Madje mbrojtësi shqiptar thuhet se ka kërkuar edhe më pak para sesa Boldor, njeriu që ka hapur jo pak telashe te Partizani. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim për zhvillimin e situatës në lidhje me një transferim të tillë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online