“Kemi Kombëtaren më të mirë të gjithë kohërave”, Duka kërkon tifozët në stadium: Uroj të rikthehemi me spektatorët në shtator

 Finalja e sotme e Kupës së Shipërisë uli siparin e sezonit futbollistik në vendin tonë. Një sezon aspak i zakontë ky, i ndikuar nga pandemia që goditi mbarë globin. Në përfundim të finales mes Teutës dhe Tiranës, që u fitua nga durrsakët, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka folur për mikrofonin e “Supersport”. Kreu i Federatës shprehet i lumtur që ky edicion përfundoi me sukses, si dhe uron klubet finaliste që e festuan me trofe 100 vjetori ne tyre.

Dëshira e presidentit Duka ishte që ndeshja të luhej me një numër të kufizuar tifozësh, megjithatë një gjë e tillë mbetet për në shtator, kur të fillojë edhe sezoni i ri. Më tej nuk mund të mungonte pa u përmendur edhe Kombëtarja, për të cilët duket i sigurt në potencialin për të zënë vendin e parë në Ligën e Kombeve. Madje theskon se sipas tij ky grup është më i miri i të gjitha kohërave te kuqezinjtë.

“Është një edicion i pazakontë, që pati ngjarje negative që nuk varen nga futbolli, siç ishte tërmeti apo edhe pandemia, e cila ishte akoma edhe më e dëmshme për futbollin, sepse e ndërpreu atë për një kohë të gjatë dhe rrezikonte të mos rikthehej më. Do e konsideroja një fakt pozitiv për futbollin shqiptar që nuk ngeli një vit bosh si në ndonjë shtet tjetër, si Maqedonia, Franca, Belgjika etj. Mendoj se kemi bërë shumë mirë. Meqë jemi në fund të këtij kampionati doja t’i falenderoja të gjithë, lojtarët, mjekët, policët, gazetarët, që kanë sakrifikuar goxha për të pasqyruar aktivitet qoftë edhe nëpërmjet distancimit fizik apo të stërvitjeve individuale të sportistëve. Kështu që të gjithë bashkë kemi përfunduar këtë edicion jo të zakontë dhe jo në një nivel të keq sportiv, por në një nivel të kënaqshëm.

Fituesit mendoj që e kanë merituar, qoftë për Tiranën titullin kampion, qoftë për Teutën në Kupën e Shqipërisë, me atë çfarë kanë dhënë në fushën e lojës. Më vjen mirë që përkon për të dy klubet edhe me 100 vjetorin e tyre. Mendoj që janë tituj që do mbahen mend gjatë për të dyja klubet. Edhe për veçoritë që kishte ky kampionat, edhe për faktin që fitohet në një vit jubilar të 100 vjetorit. Të dyja skuadrat, sidomos në vitin 2020, kanë bërë një futboll shumë të mirë dhe bindës. Teuta ka ndryshuar shumë edhe ajo që më vjen mirë është se shoh emra të rinj në fushë që më japin shpresë për futbollin durrsak dhe atë shqiptar.

Gjëja që më ka pëlqyer më shumë është solidariteti i të gjithëve për futbollin. Mendimi i përbashkët për t’a ndihmuar, jo vetëm nga futbollistët dhe FSHF-ja, por edhe nga media, policia, mjekësia, Ministria e Shëndetësisë.

Do ishte më mirë të kishte një numër të limituar spektatorësh në shkallët e stadiumit, duke respektuar distancimin fizik të tyre. Ndoshta edhe më mirë se sa respektohet në locale apo në sheshet e Tiranës e vende të tjera të Shqipërisë. Kemi tentuar duke parë edhe eksperiencën e vendeve të tjera. Kemi parë finalen e Kupës së Ligës në Francë. Megjithëse qeveria francize kishte marrë një vendim që nuk do luhej futboll deri në 1 shtator, por u luajtën dy finale dhe kishte edhe spectator. Rreth 5 mijë spectator në finalen mes PSG dhe Lionit. Do ishte mirë të kishte. Do ishte mirë për tifozët, sepse edhe ata si futbollistët kanë kaluar një periudhë të vështirë. I mungon futbolli dhe do ishte një festë për ta, një rikthim në jetën e përditshme dhe një rikthim në sport. Nuk u realizua dhe ajo që mbetet është të urojmë që kurba të bjerë e të shkojë zero dhe të kthehemi në shtator bashkë me tifozët në shkallët e stadiumit.

Jemi munduar me ekpin Kombëtar t’i përshtatemi situatës, të bashkëpunojmë në kushtet që na ka detyruar pandemia. Kemi ruajtur një lidhje virtuale me ekipin, stafin, zyrtarët, për të mos e prishur klimën e mirë të krijuar së fundi dhe për t’u kthyer me ndeshjen e parë zyrtare në Minsk. Unë besoj që kemi ekipin më të mirë të gjithë kohërave të Shqipërisë. Kemi mundësi të bëjmë rezultate pozitive në të gjitha ndeshjet e Ligës së Kombeve. Futbolli nuk është matematikë, nuk mund të vendosësh me dorë rezultatin. Por mendoj që jemi pretendenti real për të qenë vendi i parë në grup”, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online