Egnatia ka bërë disa afrime këtë verë, por ende nuk e ka mbyllur merkaton. Drejtuesit e klubit rrogozhinas janë duke punuar për të bërë edhe një tjetër afrim dhe “SportEkspres.com” mëson se kanë nisur bisedimet me një mesfushor dhe nesër pritet të vendoset përfundimisht nëse do të ketë bashkëpunim mes palëve.
Konkretisht objektivi është Abaz Karakacci, i shumëshëtitur në Shqipëri. Sezonin e fundit ai ishte pjesë e Kastriotit, skuadër që u ngjit në Kategorinë Superiore. Te Egnatia tanimë presin një përgjigje nga mesfushori.
Futbollisti 25-vjeçar është lojtar i lirë dhe në të shkuarën ka luajtur në elitë me Vllazninë, Apoloninë dhe Tërbunin. Ndërkohë në të Parën është aktivizuar me Partizanin, Adën, Butrintin dhe Luftëtarin.