Egnatia vijon punën me ritme të larta për sezonin e ri dhe sot pa prezantuar përforcimin e radhës, sepse ka firmosur me mesfushorin lushnjar Erlind Koreshi.
31-vjeçari ka eksperiencë të konsiderueshme edhe në Superiore, duke luajtur me shumë ekipe, si Lushnja, Bylis, Kastrioti, Shkumbini, Teuta e Tirana, por sezoni i fundit te Lushnja ishte i mallkuar, sepse një dëmtim i rëndë e la jashtë për disa muaj.
Këtë verë Koreshi u nda me Lushnjën dhe shkoi për provë në Kosovë, por tashmë ka vendosur të firmosë për Egnatian, duke qenë edhe pranë shtëpisë.
Ndërkaq, pas barazimit ndaj Orikumit 1-1 në miqësoren e djeshme, Egnatia ka organizuar një miqësore luksi, sepse nesër prej orës 17.30 do të presë Teutën.