Egnatia me mungesa në Ballsh, Sinella: Nuk kemi çfarë humbim!

Egnatia luan në transfertë me Bylisin, një ndeshje që në letër duket e humbur për skuadrën nga Rrogozhina. Diferenca prej 11 pikësh, si dhe fakti që skuadra e drejtuar nga Bledar Sinella ka dalë nga objektivat, i bën ballshiotët favoritë absolutë.

Gjithsesi, trajneri Sinella deklaron për SportEkspres.com se skuadra që ai drejton po e vazhdon me seriozitet garën. Ndaj Bylisit do ketë mungesa titullarësh, që kavajasi do t’i zëvendësojë me të tjerë lojtarë cilësorë që ka në dispozicion.

“Duke qenë realistë dhe duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, natyrisht që në Ballsh është një transfertë e vështirë. Gjithsesi ne nuk kemi se çfarë të humbasim në këto momente dhe do të japim maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv. Do kemi mungesat e tre titullarëve: Maksuti, Vogli e Rexhepi, por në skuadrën tonë ka të tjerë futbollistë që kanë vlera për të qenë në fushë në këtë sfidë”, u shpreh Bledar Sinella, trajneri i Egnatias.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *