Egnatia bën merkato për notën 10, pasi mbushi arkat me shitjet afron ish-lojtarin e Sanderlendit

Egnatia po tregon seriozitetin e vetë edhe në merkato. Rrogozhinasit kanë mbushur arkat këtë verë, ku pas parave të fituara nga shitjet e kryera kanë nisur të investojnë për të përforcuar ekipin. Fituesit e Kupës së Shqipërisë kanë zyrtarizuar marrëveshjen me Arbenit Xhemajlin. Ky i fundit ishte pjesë e Vaduzit në Zvicër, ndërsa në të shkuarën ka qenë pjesë e Sanderlendit.

“KF Egnatia njofton se ka firmosur me qendërmbrojtësin Arbenit Xhemajli i cili vjen nga kampionati Zvicerian ku ka qenë pjesë e Vaduz. Xhemajli pasi ka nënshkruar kontratë është bashkuar menjëherë me grupin në stërvitje”, ka njoftuar klubi Egnatia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *