Me siguri Federbet njihet më shumë në Shqipëri, sesa në gjithë Europën, sepse kjo kompani duket sikur merret vetëm me klubet tona, por jo vetëm futbollin, sepse tani fut në valle edhe volejbollin.
Një fitore e Shqipërisë kundër Azerbajxhanit, në volejboll për meshkuj, ka tërhequr vëmendjen e Federbetit, që shkruan në Facebook: “Kompanitë e basteve partnere me Federbetin kanë marrë shumë baste të çuditshme në dy ndeshje për Euro League në volejboll për meshkuj.
- Shqipëri-Azerbajxhan (23.06)
- Suedi-Azerbaijan (25.06)
Janë luajtur disa baste të mëdha dhe shumë të veçantë. Të dy kundër Azerbajxhanit, të dy shumë të çuditshëm. ‘Shqipëria fitore me të paktën 5 pikë diferencë në setin e parë (-4.5/-5.5 linja aziatike) dhe ‘Suedia fitore me të paktën 5 pikë diferencë në setin e parë (-4.5/-5.5 linja aziatike). Në rastin e parë Shqipëria e fitoi setin e parë 25-15, në të dytin Suedia e fitoi setin e parë 25-18.