“Edhe trajneri i Besiktas-it do luante më mirë se Guardiola dhe Inzaghi”, Quaresma kritikon lojën e Interit dhe Manchester City-t

Quaresma ka shprehur pakënaqësitë e tij me atë çfarë pa të luhej në finalen e Champions League-s më 10 qershor. Portugezi ka deklaruar për “Fanatik” se futbolli i luajtur nga Interi dhe Manchester City nuk i shkonte një sfide finale. Madje shton se trajneri i Besiktas-it do të kishte përdorur një sistem më të mirë se Guardiola dhe Inzaghi.

“Organizimi i finales së Champions League-s ishte fantastik. UEFA organizoi një festë në një mënyrë që ishte përtej perfeksionit, por futbolli i luajtur në fushë nuk më bëri të lumtur. I qendroj mendimit se nëse Senol Gunes (trajneri i Besiktas-it) do të ishte në finalen e Champions League-s, ai do të kishte luajtur me një sistem shumë herë më të mirë se sa futbolli i luajtur nga Guardiola dhe Inzaghi. Mendoj se futbolli nuk ishte i përshtatshëm për një finale, por festimet dhe fundi ishin fantastikë, ashtu siç ishin edhe tifozët”, ka thënë Quaresma./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online