Vlera e Uzunit rritet sërish në treg, sulmuesi shqiptar feston suksesin me një vilë luksoze në resortin “Green Coast”

Myrto Uzuni njeh vetëm rritje në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar u shpall kampion i La Liga 2 dhe fituesi “këpucës së artë” në këtë kampionat, duke qenë një nga pikat kryesore të ngjitjes së Granadës në elitën spanjolle. Në harkun kohor të pak muajve, vlera e tij në treg rritet sërish. Në 24 mars “Transfermarkt” e vlerësonte beratasin me 8 milionë euro, ndërsa në qershor vlera e tij shkon në 9 milionë. Në total, që nga transferimi i tij te Gramada e deri më tani, kartoni i tij gati është 3-fishuar.

Uzuni po shijon një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij dhe ka vendosur ta shpërblejë veten me “dhurata” luksoze. Sulmuesi shqiptar ka blerë së fundmi një vilë luksoze në “Green Coast” në Palasë. Në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” ai shkruan: “I lumtur të jem pjesë e familjes së madhe Balfingrup në ‘Green Coast Resort’. Falenderoj Samir Manen për mikpritjen”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online