Partizani nuk shkon në derbi me Tiranën ashtu siç do të kishte dëshiruar pas barazimit ndaj Skënderbeut. Të kuqtë i kanë lënë mundësinë Teutës që të mbërrijë në vendin e parë kur jemi në kthesat e fundit drejt përfundimit të kampionatit. Gjithsesi trajneri Daja kërkon që të punojë me psikologjinë e lojtarëve duke i bërë ata që ta harrojnë lehtë gabimin në Korçë. Në fjalët e thëna në bazë të raportimit nga “Supersport”, trajneri i Partizanit i ka kaluar edhe presionin e derbit Tiranës.
“Mendova se do ishte një pyetje tjetër, pasi sa herë që luajmë me ekipet rivale, na thonë që kemi dalë barazim. Kemi humbur dy pikë në Korçë, por e pamë të gjithë që loja ishte në gjysmëfushën kundërshtare. Futbolli i ka këto dhe nuk ka ndonjë ndikim të madh. Edhe nëse fitonim nuk do kishte ndonjë shkëputje në krye. Edhe nëse do kishim një rezultat negativ, derbi është një ndeshej e rëndësishëm dhe më e rëndësishmja e kampionatit. Kemi në anën tonë lojën dhe do vazhdojmë kështu edhe ndeshjet e fundit.
Tirana– Ka një bonus psikologjik fitorja në derbi. Presioni është te kundërshtari, sepse kemi fituar 2 herë dhe kemi barazuar 1 herë. Derbi nuk lidhet me njëri0tjetrierim, në këto momente që jemi, pritshmëritë do jenë të mëdha. Rivaliteti është maksimal. Jemi më lart se kundërshtari në përmallje direkte, duhet të motivohemi njësoj si në derbit e tjerë. Të menaxhojmë motivimin, që të mos ndikojë në lojë. Nuk e besoj se është udhëkryq, është një bonus i madh fitorja në derbi. Nëse shikojmë përballjet, edhe të tjerët kanë përballje direkte. Besoj që nuk do jetë vendimtar vetëm 3 pikët në derbi, por çdo ndeshje do e kemi njësoj si derbi. Nëse marrim 3 pikët tona, nuk na interesojnë më kundërshtarët.
Presioni te Partizani- Tirana është ekipi kampion në fuqi dhe kanë startuar si pretendëntë dhe pritshmëritë kanë qenë më të mëdha. Ne me problemet që kemi pasur, gjatë gjithë kohës kërkonim të merrnim maksimumin. Kemi ndryshuar kahet. Nuk mendoj se presioni më i madh është te ne, derbi ka presionin e tij. Trajnerët e kanë më të lehtë motivimin, por duhet menaxhim më i mirë. Në këtë prizëm kemi punuar me lojtarët. Në derbi janë në maksimumin e motivimit lojtarët”, tha Dajal. /Sport Ekspres/