“Nuk është Anglia më e rëndësishme se Superiorja”! Rama ankohet: E turpshme ajo që i ndodh Partizanit

Përpara ndeshjes së Partizanit kundër Tiranës, Olsi Rama është ankuar për mbështetjen që kanë kundërshtarët kundër kryeqytetasve. Duke sjellë shembullin e fundit në Korçë dhe duke rikujtuar Shkodrën, Rama ka thënë se rivalët kanë gjithmonë tifozët ndaj Partizanit. Gjithashtu drejtori sportiv kërkon që FSHF ti bëjë kërkesë Qeverisë për lejimin e tifozë pasi ndeshja kundër Anglisë nuk është më e rëndësishme se Superiorja. Më poshtë gjeni fjalët e Ramës sipas “Supersport”:

“Partizani ka një disavantazh. Kur luan jashtë Partizani ka tifozë kundërshtarë, në Laç, në Shkodër dhe në Korçë, ndërkohë që ne e respektojmë protokollin. Në Laç e pamë të gjithë se çfarë ndodhi dhe ajo ishte e turpshme. VIP-at, tifozët e Skënderbeut, ishin gjatë gjithë pjesës së dytë mbështetës së skuadrës kundërshtare edhe këto ndikojnë te lojtarët, të cilët nuk i kanë prej një viti tifozët. Janë gjëra që vendosen nga Komiteti i Ekspertëve. E kemi parë të gjithë që në Shqipëri gjithçka po shkon drejt përmirësimit. Nëse ka një ekip që është i interesuar për tifozët, është Partizani. Do ishte një gjë e madhe për Partizanin, rikthimi i tifozëve. Është ende herët për tifozët. Federata e Futbollit duhet të bëjë një kërkesë, siç bëri për ndeshjen me Anglinë. Nuk mendoj se ndeshja me Anglinë është më e rëndësishme se ndeshjet e kampionati shqiptar, por Federata e mori mundimin për të bërë kërkesë. Nuk mund ta bëjë Partizani kërkesën.

Lajmi i rrogave? Nëse do e dija që sot kishte dalë lajmi i rrogave, nuk do vija unë këtu. Do sillja lojtarin më të vjetër të skuadrës. Albanin, ose nga ata veteranët e tjerë që kanë kohë në ekip. Të vinin ata vetë dhe të tregonim korrektësinë e Partizanit për pagat. Nuk ka nevojë të sqarohen gjërat për rrogat. Unë e ndoqa nga afër ekipin dje. Jemi klubi që përveç se paguajmë më shumë se të gjithë, jemi më të rregullt. Unë e kam ngritur zërin për gjithçka, për “Fair Paly” dhe kështu me radhë. Me aq sa paguajmë taksa mund të merrnim 3-4 lojtarë të nivelit të lartë dhe të vrisnim kampionatin. Vazhdojmë përpara me korrektësinë maksimale, si në raport me pagesat dhe me lojtarët. Ta kisha ditur që dej për këtë lajm, do sillja këtu disa lojtarë që ta tregonin. Unë kam besim te presidenti Demi. Asnjë lojtar po ish-trajner që ka qenë te Partizani, nuk është pa u paguar. Mund t’iu kujtoj rastin e fundit me Melon, i cili u pagua deri në momentin e fundit që u largua. Ne vazhdojmë punën përpara.

Fjalim para ndeshjes- Kam mbajtur një fjalim para ndeshjes me Skënderbeun dhe ju keni qenë i pranishëm. E keni parë që foli trajneri përpara. Jam pothuajse përditë në stërvitje. Nuk ka nevojë të jem çdo ditë. Nuk e ndjej të nevojshme të jem atje, pasi gjërat shkojnë shumë mirë. Iki për kënaqësinë time, të flas me trajnerin e të pi ndonjë kafe. U kam thënë edhe lojtarëve se jam shoku juaj, miku juaj, edhe avokati juaj në të gjitha gjërat që ndodhin. Jam edhe drejtori. Nuk kishte asgjë përtej normales që të shkojë ta flisja. Kemi raporte shoqërore”, tha Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online