“Thanë se Bardhi do kursehej kundër shqiptarëve”! Në Maqedoni i falen gjithë shqiptarëve, me një artikull të veçantë

Në një moment si mbrëmja e sotme, lojtarët shqiptarë që luajnë për Maqedoninë e Veriut kanë mbërritur në natën kulminante të tyre dhe me siguri që nuk do të ketë një herë të dytë për t’u përsëritur. Paragjykimet bien dhe tifozët fqinjë janë gati për t’i përfaquar dhe puthur nëse do të ishte e mundur për fitoren që i dhanë Maqedonisë kundër Kosovës, teksa janë vetëm 90 minuta larg Europianit.

Madje nuk duhet të shkojmë shumë larg, dardanët u mposhtën vetëm nga një shqiptar…Enis Bardhi. Lojtari i Levante kishte dukshëm një cilësi të një tjetër niveli dhe bënte diferencën në fushën e blertë. Por asgjë për t’u ofenduar dhe kritikuar, me profesionalizmin e madh dhe duke mos harruar rrënjët e tij ka shkuar për të ngritur moralisht lojtarët e Kosovës.

I njëjti klas si në fushë edhe jashtë saj. Tifozët e Maqedonisë kanë shkruar vetëm fjalë të mira për të në rrjetet sociale, duke vendosur kryefjalën e tyre në dyshimet që ishin përpara këtij takimi, mbi një “kursim” të mundshëm në përballjen ndaj shqiptarëve. Nga ana tjetër edhe media “Sportmedia.mk” ka bërë një artikull ku falënderon të gjithë lojtarët me origjinë shqiptarë te Maqedonia që dhanë maksimumin për të qenë në Europian, pavarësisht presionit të madh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online