Ato që nuk dini për Fair Play Finanicar, por edhe hapat e “nënshtrimit” sipas paletave financiare… Nga Siti te PSG, Inter, Roma, Sporting, Porto etj… Regjimi monitorues që të cakton kufinjtë në 3 vite
Anton Cicani
Ndryshe nga ato që janë thënë e stërthënë, Fair Play Financiar vlen për të gjithë dhe askush nuk i ka shpëtuar, të paktën një gjobe, teksa mënyra të ndryshme janë përdorur për ta shmangur, si kontratat miliardere me sponsorë që i përkasin po pronarëve të një klubi, por në dega të ndryshme, aq edhe te mënyra të tjera për investimin te futbollistët, si pagesa e klauzolës nga “vetë ata” (rasti Nejmar te PSG)…
E megjithatë, historiku është i ngjeshur. Nga viti 2014 deri më sot, janë 27 klube në Europë të cilëve u është dashur që të nënshkruajnë “settlement agreements”. Por, çfarë është në të vërtetë kjo marrëveshje ose ky regjim?
Settlement agreement parashikohet në mënyrë specifike nga rregullorja e fair play financiar të UEFA-s. Bëhet fjalë për një regjim që është një marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe shkeljes mes klubeve dhe organizmave të kontrollit të kompanisë, ndryshe nga “voluntary agreement” sepse klubi nuk prezaton më një plan të tijin financiar të zhvillimit dhe rikthimin në parametrat por duhet të konkordojë, nën sanksion, respektin e këtij regjimi me rrezikun që të përfundojë vërtet nën proces.
Rruga – Nga kjo rrugë kanë kaluar edhe PSG dhe Mançester Siti pasi kanë shkelur në mënyrë të rëndësishme normat e FFP (Fair Play Financiar). Klubet italiane që e kanë nënshkruar janë Interi dhe Roma. UEFA ka pasur gjithmonë një qasje rehabilituese dhe jo vetëm ndëshkuese për trajtimin e problemeve të buxhetit të klubit, sepse e konsideron të domosdoshme që të gjithë të kthehen nën kapelen e rregullave, duke mos rrezikuar përjashtimin nga manifestimet apo kompeticionet evropiane. Opsion që, megjithatë, ekziston dhe në të kaluarën është përdorur edhe në disa raste të vogla.
Settlement agreement është një dokument fryt i një sërë ballafaqimesh dhe firmosur nga UEFA, që përmban një sërë kushtesh kufizuese që nënshtrojnë klubin, objekt sanksioni, në mënyrë që të impenjohet dhe t’i respektojë. Nëpërmjet një administrimi virtuoz, rifutesh brenda paletave që imponojnë të arrish apo t’i afrohesh barazimit të bilancit mes daljeve dhe hyrjeve.
Në rast se mungon aplikimi ose mosarritja e objektivave, atëherë shkohet drejt sanksioneve më të forta, fryt i një procesi të vërtetë përpara UEFA-s.
Settlement Agreement parashikon një monitorim të vazhdueshëm të UEFA-s. Akordi mbulon vetëm një 3-vjeçar sezonesh sportive dhe nis kur një skuadër arrin kualifikimin në një kompeticion europian.
Lista e klubeve nën regjimin e “Settlement Agreement”
Viti 2014: Mançester Siti (Angli), PSG (Francë), Gallatasaraji, Trabzonspor dhe Bursaspor (Turqi), Zenit Shën Pjetërburg, Rubin Kazan dhe Anzhi (Rusi)
Viti 2015: Beshiktash dhe Karabukspor (Turqi), Krasnodar, Lokomotiv Moska dhe Rostov (Rusi), Monako (Francë), Sporting Lisbona (Portugali), CSKA Sofje (Bullgari), Inter dhe Roma (Itali), Ruç Çorzhov (Poloni), Hapoel Tel Aviv (Izrael), Panathinaikos (Greqi), Hull Siti (Angli).
Viti 2016: Fenerbahçe dhe Trabzonspor (Turqi), FC Astana (Kazakistan), Dinamo Zagreb (Kroaci)
Viti 2017: Porto (Portugali)