Një leksion sinqeriteti për klubet e Shqipërisë nga babai i Lorik Canës

Për të shkuar në kupat e Europës klubet shqiptare janë gati të bëjnë pakt me djallin, fshehin bilancet e bëjnë lloj-lloj marrëveshjesh të pista, me ndihmën e Federatës, që shpesh ka fshehur borxhet dhe gjyqet e klubeve tona, kur ka ardhur puna për t’u licencuar në kupat e Europës. Jemi një vend ku puna në të zezë edhe normale si uji që pimë, ndaj askush nuk e vret mendjen, por tashmë UEFA, gjithnjë ajo, na shtrëngon rripat. Tirana humbi shpërblimin e pjesëmarrjes në Europa League verën e shkuar, për shkak të fshehjes dhe mos zgjidhjes së problemeve financiare, ndërsa vjet Flamurtari e Vllaznia nuk aplikuan fare për licencë, ndonëse askush nuk tregonte, duke mashtruar edhe tifozët, që shkojnë në stadium duke parë renditjen dhe duke ëndërruar Europën.

Një leksion sinqeriteti na vjen nga Kosova, aty ku halle kanë plot e shumë gjëra janë po aq keq në Shqipëri, por në disa drejtime janë shumë përpara nesh, si për shembull akuzat ndaj arbitrave, që mungojnë në Superligën e Kosovës. Babai i Lorik Canës, Agimi, i cili është president i Vëllaznimit të Gjakovës, ka dhënë një deklaratë që duhet të na bëjë të reflektojmë.

“Nuk kemi aplikuar për të shkuar në Europa League, edhe pse e dimë që kjo na dëmton rëndë financat dhe imazhin. Ka shumë gjëra të lëna pas dore dhe nuk kemi kohë t’i rregullojmë deri në qershor, ndaj nuk licencohemi dot, edhe po nuk fituam kupën, që e duam për ta pasur si një kujtim të bukur”, u shpreh Cana për “Sporti në KTV”.

Kontrasti është i thellë, në Shqipëri asnjë president nuk pranon që klubi i tij ka probleme, edhe kur humbet gjyqe për borxhe, edhe kur ka probleme në Tatimet, edhe kur nuk ka as infrastrukturë e as organizim për Europën, por çdo gjë mbahet sekret dhe pastaj shohim skuadra që në muajt e fundit nuk e kapin qëllimisht zonën e Europës, ose dënohen si Tirana. Mungesë ndershmërie dhe transparencë në bashkëpunim, klube dhe FSHF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online