Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, nuk mund të mos reagonte për shpenzimet marramendëse që po bëhen në merkaton e futbollit. Ajo është e shqetësuar, sepse kjo aspekt edhe në fusha të tjera. “Këto zhvillime financiare i shoh po aq kritike sa shumë njerëz të tjerë. Shifra të tilla nuk mund të kuptohen për asnjë qenie njerëzore. FIFA dhe UEFA duhet të ndryshojnë rregullat e transferimit të lojtarëve, në mënyrë që të sigurohet një ekuilibër më i madh sportiv, përndryshe gjërat do të përkeqësohen”, – ka thënë 63-vjeçarja për mediet gjermane, duke iu referuar veçanërisht PSG-së (Nejmar, Mbape).