Jorgji gjykon sot në Fier, asnjë pezullim për katrahurën e Kukësit

Në Federatën Shqiptare të Futbollit duket se harrojnë shpejt, pushimet verore fshijnë gjithçka. Të paktën për Enea Jorgjin, rregulloret e shenjta të Komisionit të Gjykimit nuk vlejnë.

Sot Lushnja-Vllaznia do të drejtohet nga Enea Jorgji. Po, ai i Kukësi-Skënderbeu, ku i bëri të gjitha: gafa kolosale që shtrembëruan rezultatin final dhe shëmtuan finalen e kampionatit, por edhe një gabim trashanik, duke urdhëruar Hamdi Salihin të kthehej në fushë, edhe pse shkodrani doli vetë nga fusha pasi grisi kartonin e kuq, në mënyrë proteste për arbitrimin më qesharak të dekadës së fundit.

Normalisht, qoftë edhe për sy e faqe, Jorgji duhej të mungonte disa javë, por në FSHF me sa duket i llogarisin si dënim pushimet verore, që në fakt Jorgji i kaloi duke gjykuar në kupat e Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online