“Edhe mamaja ime më pyet gjithmonë”, Grealish-i çuditet me tifozët: Nuk e di përse më vërshëllejnë në çdo transfertë që shkoj

Jack Grealish është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Manchester City-t. Zhdërvjellësia, dribliet, goditjet nga larg, janë disa nga cilësitë që e bëjnë një makth për mbrojtjet kundërshtare. Nëse tifozët e City-t e duartrokasin për lojën e tij në fushë, e kundërta ndodh nga tifozeritë rivale.  Vërshëllimat janë të pranishme në çdo transfertë për Grealish-in, i cili ende nuk di t’i japë një shpjegim kësaj dukurie.

“Gjithmonë e pyes veten: ‘Përse më vërshëllejnë tifozët kundërshtarë’? Gjithashtu, mamaja ime më pyet gjithnjë rreth kësaj! Por realist që nuk e di. Në çdo fushë kundërshtare që shkoj, marr vërshëllima dhe nuk jam tërësisht i sigurt përse. Thjesht përpiqem ta marr si diçka pozitive ose si një kompliment”, ka thënë Jack Grealish-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/