Nuk ka vend as për Marash Kumbullën dhe as për Nedim Bajramin, lojtarët shqiptarë vuajnë për minuta te Sasuolo

Marash Kumbulla dhe Nedim Bajrami janë dy futbollistët shqiptarë të cilët janë pjesë e Sasuolos. Të dy këta lojtarë janë duke vuajtur për minuta pasi nuk po preferohen nga trajneri dhe e nisin gjithmonë ndeshjen nga stoli.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, atje ku Sasuolo ka barazuar me shifrat 1-1 kundër Udinezes. Nedim Bajrami është aktivizuar në minutën e 80 të takimit, ndërsa nga krahu tjetër, Marash Kumbulla ka qëndruar në stol për 90 minuta. /Sport Ekspres/