Thirrjet raciste drejt mbrojtësit Kalidu Kulibali kanë tërhequr vëmendjen në të gjithë botën. Puna shkoi deri aty sa u rrezikua dhe vazhdimi i Seria A. Gjithsesi, federata e Italisë mbylli San Siron për 2 ndeshjet e ardhshme.
Në krah të mbrojtësit të Napolit doli edhe sulmuesi i Interit, Mauro Ikardi, i cili ka postuar në profilin e tij një foto së bashku me senegalezin. Ikardi thekson se është i zhgënjyer nga kjo sjellje dhe se nuk duhet që të ketë më racizëm.
“Jam i zhgënjyer nga ajo që ndodhi dje në San Siro. Duhet t’i themi jo racizmit dhe diskriminimit”, shprehet argjentinasi në profilin e tij.
https://www.instagram.com/p/Br5TOJAn8ZG/?utm_source=ig_embed