Edhe De Kanio për kombëtaren, por Panuçi…

Lista e Armand Dukës për të zgjedhur pasardhësin e Xhani de Biazit ka mbërritur në fund. U tkurr goxha me kalimin e kohës, saqë pati edhe disa momente ku emra që ishin përmendur u hoqën në mënyrë të pashpjegueshme. Publicitet ose sponsorizim i tepruar, nga mediet italiane më së shumti. Por, kreu i FSHF-së i ka idetë e qarta dhe për këtë arsye është duke parë më të mirën e mundshme.

Takimi i fundit që ka pasur është ai me një emër të ri. Bëhet fjalë për Luixhi De Kanion, që ka një përvojë të rëndësishme në pankinat e ndryshme italiane. Të paktën kështu ka raportuar ditën e djeshme “Top Channel”.  Trajneri i Udinezes është një ndër ata trajnerë të grupit të eksperiencës, duke qenë se ka drejtuar një sërë klubesh në Itali dhe jo vetëm, mes tyre Napoli, Xhenoa, Katania, Rexhina, Siena, Kuins Park Rejnxhërs, e të tjerë.

Ndërkohë, i preferuari i presidentit të FSHF-së mbetet Klarens Sedorf, ish-lojtari dhe trajneri i Milanit, i cili ka lënë një përshtypje shumë të mirë në grupin e intervistuesve. Përveç kësaj është më pak i interesuar për paratë, duke qenë se i ofrohet një skuadër përfaqësuese për herë të parë, e kjo është një sfidë mbi financat, sidomos për një ish-futbollist, që paralelisht është edhe biznesmen. Sigurisht, përvoja e tij në stol është shumë e vogël, duke qenë se vetëm Milan dhe kategoria e dytë nuk mund të mjaftojnë, por figura dhe karizma e tij vlejnë shumë.

Mes këtyre emrave, edhe Valter Zenga e Kristian Panuçi, që gjithashtu kanë qenë ish-futbollistë, me ish-romanistin në pole position. Të dy pa punë dhe të dy kanë thënë “po”, sipas asaj që mësoi edhe “Sport Ekspres” vetëm dy ditë më parë. Me shumë mundësi, trajneri do të jetë njëri prej këtyre emrave, duke qenë se të 4 kandidaturat kanë pranuar edhe shifrën e ofruar nga FSHF-ja, për rreth 350 mijë euro në vit, për një kontratë dy vite e gjysmë, pra deri në përfundim të kualifikueseve të Europianit 2020.

Zenga – “Po, më ka kontaktuar federata shqiptare e futbollit dhe presidenti Armand Duka, ku kemi folur dhe shpalosur idetë tona. Tani do të azhurnohemi. Të shpresojmë. Do të më pëlqente shumë, por të presim. Nuk mund të them më shumë se kaq. Nuk varet vetëm nga unë. Ka të tjerë kandidatë me autoritet”

Panuçi – “Po kam folur me presidentin Duka në lidhje me gjithçka. Tani po pres një përgjigje nga ana e tij. Me presidentin jemi dakord mbi çdo gjë dhe jam i bindur se mund të bëjmë një punë të mirë. Tani  duhet që të vendosë, pasi mendoj se ka një tjetër trajner në garë. Po, e njoh Shqipërinë! Më pëlqen dhe kombëtarja, përbërja. Mendoj se mund të bëhet një punë e mirë. Tani të presim, sepse siç e thashë, vendos presidenti”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online