Salihit i ulet dënimi, por në Austri i hapen probleme!

0

Hamdi Salihi e kishte paralajmëruar që do të vazhdojë të luajë futboll edhe për të paktën një sezon, duke pasur bisedime me klube në Austri. Ditët e fundit mediat në Austri raportonin se sulmuesi shkodran ka gjetur marrëveshjen me Viner Nojshtatin, klub i divizionit të dytë austriak. Bëhet fjalë për një kthim në Austri pas 5 vitesh e gjysmë për sulmuesin e famshëm, i cili në Austri ka lenë gjurme te Ridi dhe Rapidi i Vjenës. Një problem në marrëveshje ka qenë pezullimi prej 8 ndeshjesh marrë në Shqipëri pas katrahurës së Kukësit, por drejtori sportiv i Viner Nojshtatit siguronte që bëhet fjalë për një pezullim vetëm për futbollin shqiptar.

Tani mësohet se Komisioni i Apelit në FSHF ia ka ulur dënimin Salihit me 3 ndeshje, nga 10 në 7, për kartonin që grisi në Kukës. Në atë takim u vendos me provë televizive për të pezulluar futbollistin e Skënderbeut, sepse në katrahurën e atij takimi trajneri Enea Jorgji nuk mori asnjë vendim. Duke llogaritur dy ndeshjet e fundit të sezonit, mes kampionatit e kupës, Salihit i mbeten vetëm 5 ndeshje pezullim, por këto duhet të transferohen në Austri, sipas rregullores. Edhe pse Salihi pretendon se dënimi është vetëm brenda Shqipërisë, në UEFA dhe FIFA pezullimet vlejnë edhe kur kalon nga një kampionat në tjetrin, ndaj Salihi do të mungojë në 5 ndeshjet e para të sezonit të ri.

Një gjë e tillë mund t’i hapë telashe te Viner Nojshtati, që mund edhe të anulojë marrëveshjen, por duke pasur parasysh karrierën e tij, faktin që është një futbollist që ka luajtur me kombëtaren dhe ka qenë model në sjellje, FSHF mund të vërë dorën në zemër dhe t’ia dalë dënimin, për të mos i shkatërruar fundin e karrierës.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.