Futbolli skocez, një turp pa precedentë në Europë!

Gllasgou Rejnxhërs e priste prej 6 vjetësh rikthimin në arenën ndërkombëtare, por dje u eliminuan nga luksemburgezët e Progresit, që kanë një histori të pabeuseshme. Vjet, Selltiku u dëbua nga kampioni i Gjibraltarit dhe Hërtsi nga maltezët

Anton Cicani

Në 1919, në Luksemburg luhej një kampionat me vetëm gjashtë skuadra, ndërsa të tjera po themeloheshin, sigurisht, me ritme shumë më të ngadalta se sa bankat. Pikërisht në “parajsën fiskale”, aty ku edhe në supermarket mund të futesh dhe të mbushësh qeset me vetëm 10 euro në xhep, skuadrat e futbollit shihen thjesht si një mënyrë për të kaluar kohën dhe për t’u argëtuar. Një mundësi e dytë, ndoshta për bankierë, kamerierë, punëtorë të ndryshëm zyrash, apo edhe dentistë, avokatë e kështu me radhë… Futbolli për ata është kënaqësi, zbavitje, por ndonjëherë kthehet edhe në një mrekulli…

Atë mrekulli që nga dita e djeshme mban emrin Progres Niederkorn. Nuk e keni dëgjuar dhe nuk keni asnjë faj. Fundja, po flasim për një klub që në historinë e tij, prej vitit 1919, kur edhe u themelua, Europën e kishte parë gjithmonë si të shkosh në Mars… Dhe, nëse s’do të ishte për ndryshimin e formulës së kampionatit, pra zgjerimit të tij, s’do të ishte ngjitur ndoshta kurrë një kategori më lart. Kjo gjë ndodhi në edicionin 2005-2006, kur pasi mbërriti në vend të dytë në kategorinë e dytë, u ngjit në “ashensorin” drejt elitës.

https://www.youtube.com/watch?v=J6UxMw36R5k

E megjithtaë, Progresi ka ngritur katër kupa Luksemburgu dhe një prej tyre i dha mundësinë për të luajtur në turin e parë kualifikues të Europa League, pasi vjet do të eliminoheshin nga Shamrok Rovers. Një “llogari e hapur” me ishullin e futbollit, një inat që u shfry ndaj një skuadre e cila e priste prej gjashtë vjetësh momentin për të riluajtur në Europë, pasi hera e fundit kishte qenë në vitin 2011, ndaj Mariborit. Dhe kështu, ndodhi mrekullia dhe disfata e madhe skoceze, pasi pas ndeshjes së parë në Gllasgou, Rejnxhërs eliminohet nga turneu, pasi humbi 2-0 në fushën e ekipit luksemburgez.

Por, Rejnxhërs pason vetëm një turp të ekipeve skoceze në Europë prej dy vitesh. Sepse, verën e shkuar, Selltik dhe Hërts do të bëheshin një estradë e vërtetë. Të parët u eliminuan nga kampionët e Gjibraltarit, pra nga Linkoln Red Imps, pasi fituan me rezultati 3-0 në Skoci, në sfidën e parë. Ishte debutimi i Brendan Roxhersit, që ende nuk i beson syve për atë që ndodhi kundër një futbolli që është ende gjysmë amator, për të mos thënë totalisht i tillë. Pas Selltik, po atë verë, faqet e zeza skoceze do t’I mbushte ekipi i Hërtsit, i cili në do të eliminohej në turin e dytë të Europa League, të mundur 2-1 në fushën e maltezëve të Birkirkara, pasi në sfidën e parë doli 0-0.

Praktikisht, nëse vazhdojmë të merremi me ekipet shqiptare, atëherë duhet edhe të mendojmë se ka më keq, edhe aty ku thuhet se futbolli është luajtur për të parën herë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online