Edhe De Gea “peng” i Murinjos, kambana franceze për “gardianin”

David De Gea mund të largohet nga Mançesteri. Spanjolli po nguron që të nënshkruajë një kontratë të re me “djajtë e kuqe” dhe sipas “Daily Mail” kjo situatë është një tregues se largimi është një opsion i mundshëm. Sipas anglezëve, Franca mund të jetë detinacioni i ardhshëm i “gardianit”.

PSG po e ndjek në distancë këtë situatë dhe duket se është gati që të marrë shërbimet e portierit të Spanjës, edhe pse nuk duket shumë e logjikshme, kur në portë ka dy “gardianë” që garantojnë siguri, si Bufon dhe Areola, por mosha e italianit mund t’i ketë shtyrë kampionat e Francës të mendojnë për më gjatë.

Arsyeja se pse 27-vjeçari po nguron për të rinovuar lidhet me të ardhmen e Murinjos dhe De Gea po pret për të mësuar se çdo të ndodhë me portugezin, për të vendosur më pas të ardhmen e tij. Nëse Murinjo do të lërë Juanjtin atëherë me siguri edhe numri “1” i portës do të qëndrojë. Në fund të këtij edicioni klubi dhe lojtari do të ulen për të rishikuar kontratën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online