Largohet një tjetër emër i njohur nga Teuta dhe pas kapitenit Rustem Hoxha, e ka radhën Bruno Dita që të përshëndetet me durrsakët.
24-vjeçari nga Tirana, pjesë e Teutës prej 3 sezonesh, i ka dhënë fund aventurës në bregdet, ndërsa tashmë do të kërkojë një klub të ri.
Kanë qenë 3 vite shumë pozitivë për Ditën, që edhe te Besa kishte shkëlqyer për dy sezone, para transferimit te Teuta. 81 ndeshje në 3 sezone, 10 gola në Superiore për durrsakët, duke luajtur herë në mbrojtje e herë në mesfushë, ndërsa këtë sezon ishte i pafat edhe me dëmtimet.
Në rrjetet sociale Dita ka postuar një letër të hapur për klubin, shokët e skuadrës dhe tifozët:
Faleminderit “KS TEUTA”.
Faleminderit dhe mirënjohje të gjithëve për përkrahjen dhe mbështetjen që më keni dhënë këto vite, duke filluar nga presidenti, shefi i klubit, trajnerët dhe shokët e ekipit…dua të falënderoj tifozerinë durrsake, në veçanti Djemtë e Detit, që me brohorimat tuaja me bëtë te ndihesha njëri prej jush…
Kalova 3vite te bukura aty, si mund t’iu harroj kur në Durrës njoha shokë e miq të mirë, njerëz qe do t’i kujtoj gjithmonë dhe ruaj respektin maksimal…
Faleminderit familja e madhe TEUTA…Forca TEUTA!