Edhe Artur Magani “zbulon” Kosovën

0

Artur Magani tha në fund të sezonit të shkuar: “Po largohem nga Teuta, nuk mund të punoj në një ekip me babain tim”, duke iu referuar vështirësive dhe presionit e të punuarit me Gugash Maganin.

Tani Magani lë jo vetëm Teutën, por edhe Shqipërinë, sepse do të shkojë në Kosovë, te Liria e Prizrenit, mëson “Sport Ekspres”.

Sulmuesi i talentuar, autor i 12 golave në dy sezonet e fundit në Superiore, si pjesëtar i Teutës, ka arritur marrëveshjen me klubin nga Prizreni, ku gazeta mëson se ai pritet të firmosë të hënën.

Natyrisht, edhe Magani ka qenë një kërkesë e trajnerit të ri Bledi Shkëmbi, i cili vlerëson cilësitë e 23-vjeçarit peqinas, një sulmues i aftë të luajë në disa pozicione në fushë.

Javën e ardhshme pritet takimi final në Prizren, ku Magani do të diskutojë detajet e fundit dhe do të firmosë, duke u larguar për herë të parë nga futbolli brenda Shqipërisë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.