Ecuria, gara dhe meraku i Gilman Likës: “Reshit Rusi” na pengon

Ecuria –  “Sigurisht që do të donim që të mos kishim asnjë gabim në ecurinë tonë, por janë gjëra që ndodhin. E pësuam edhe ndaj Besëlidhjes në fund,  kur nuk e meritonim. Ndoshta kompesuam atë fitore të minutave të fundit ndaj Korabit. Ecuria jonë e përgjithshme deri tani ka qenë pozitive dhe e rëndësishme është që ta mbajmë sa më gjatë atë për të ruajtur vendin e parë deri në fund”.

Rivalët – “Sa për dënimin e fushës së Erzenit, nuk mendoj se duhet ta mbajmë mendjen aty. Ne i respektojmë të gjithë kundërshtarët, si Erzenin, ashtu edhe Dinamon apo dhe Veleçikun”.

Forma – “Ju që na shihni nga jashtë apo dhe specialistët mund të japin një mendim më të drejtë,  por besoj se gëzoj një formë të mirë dhe shpresoj të bëj më të mirën që Vllaznia të arrijë objektivin e saj për t’u ngjitur në Superligë”, përfundoi Lika.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *