Ledian Memushaj është transferuar te Benevento dhe tashmë edhe dy klubet kanë zyrtarizuar gjithçka në faqet zyrtare.
Ledian Memushaj saluta i #BiancAzzurri https://t.co/MpQkpnHVut via @pescaracalcio
— Pescara Calcio (@PescaraCalcio) August 28, 2017
Memushaj in giallorosso: perfezionato l’accordo con il Pescara https://t.co/60KB38HoYL
— Benevento Calcio (@bncalcio) August 28, 2017
Peskara i uron fat ish-kapitenit të saj, duke zyrtarizuar transferimin e tij te Benevento në huazim, me detyrim blerjeje. Për Memushajn bëhet fjalë për të nëntin klub në Itali, ku tashmë është ambientuar mirë, ndaj nuk dëshironte të transferohej në Zvicër, ku e kërkonte Sioni.
Asnjëri nga dy klubet nuk ka publikuar shifrat e operacionit, por flitet se Benevento do të paguajë 700,000 euro për mesfushorin e kombëtares shqiptare, i cili të shtunën ishte në Benevento, për të ndjekur debutimin shtëpiak në Serinë A.