Afrimet verore te Partizani, Batha rrezikon stolin

Zëvendëskapiteni mund të përfundojë në stol në formacionin e Julianos. Trajneri italian ka afruar emrat e zgjedhur nga ai e Moxhi dhe do të ketë “probleme” me konkurrencën. Rrezikojnë edhe Trashi me Vilën

Partizani është përforcuar shumë në merkaton e verës, të paktën në emra, pasi në cilësi mbetet për t’u parë. Drejtori Luçiano Moxhi ka përzgjedhur futbollistët e tij të cilët do të jenë pjesë e të kuqve për sezonin e ri. Trajneri Mark Juliano ka detyrën e vështirë të menaxhojë grupin e futbollistëve dhe të përzgjedhë formacionin, pasi numri një i pankinës ndodhet mes dy ujërash. Lojtarët e afruar në merkaton e verës do të stimulohen detyrimisht, por kjo mund të sjellë pakënaqësi te “veteranët” e skuadrës, për nga vitet dhe jo nga mosha. I pari që mund të preket dhe mund të përfundojë jashtë formacionit, ashtu si në ndeshjen ndaj Sienës, është zëvendëskapiteni Idriz Batha. Mesfushori duhet të fitojë vendin ndaj La Kameras në sistemin 4-3-3.  

BATHA – Në ndeshjen e fundit ndaj Sienës, mesfushori e ka parë veten jashtë formacionit. Trajneri Mark Juliano ka preferuar italianin para tij duke ngritur edhe dyshimet e para se “pitbulli” i të kuqve mund të përfundojë në pankinë. Në fakt, diçka e tillë nuk mund të jetë krejtësisht e papritur duke parë edhe konkurrencën e madhe që ka në ekipin e kuq. Juliano duhet të bëjë edhe zgjedhjet e tij, të cilat sigurisht që do të anojnë nga krahu i të të afruarve në merkaton e verës.

Largimi i mundshëm i Bathës nga formacioni mund të ndryshonte edhe ekuilibrat në skuadër. Grupet nuk janë një fjalë e padëgjuar te të kuqtë, pasi të “vjetrit” me “të rinjtë”, mund të vendosen në formacione të pozicionuar për shumë pak gjë. Mbetet të shihet se si do të shkojë deri në fund edhe përzgjedhja e formacioni nga stafi teknik me në krye teknikun italian.

LA KAMERA – Mesfushori italian vjen me një CV të pasur dhe është afruar i programuar si titullar. Italiani deri tani ka qenë i aktivizuar pothuajse gjithmonë si titullar dhe diçka e tillë ka pak gjasa të ndryshojë. Më të rrezikuarit në këtë rast janë Batha dhe Vila që do të luftojnë mes tyre për një vend, pa harruar edhe Trashin që mund të detyrohet të lërë hapësira për Herreran. Me gjithë këto dilema, starti i kampionatit duket se do të jetë i “egër” te Partizani.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online