Federiko Di Françesko ka lënë pas krahëve episodin e shëmtuar me Douglas Kostën e Juventusit dhe ka gjetur golin e parë me ekipin e tij. 24-vjeçari vulosi fitoren e Sasuolos me Empolin me rezultatin 3-1, me golin e shënuar në minutat e fundit të takimit.
Anësori ofensiv sqaron për herë të fundit çështjen me juventinin dhe refuzon në mënyrë kategorike që të ketë thënë shprehje raciste ndaj Dugllas Kostës.
“Kisha premtuar që nuk do të flisja më për këtë episod, por jam ndjerë keq nga fjalët që kanë qarkulluar në rrjetet sociale. U përpoqa të tërhiqesha nga kjo çështje dhe më duhet të falënderoj trajnerin dhe familjen time, të cilët më qëndruan pranë. Tani dua ta hedh pas krahëve këtë kapitull.
Çfarë i thashë Douglas Kostës? Thjesht fraza loje, që thuhen dhe mbesin në fushën e blertë. Le të vdes sot, nëse i kam thënë fraza raciste Douglas Kostës”, përfundon Di Françesko.