I shënoi 4 gola Manchester-it që në pjesë të parë, Klop zulon këshillën për lojtarët: Duhet të luajmë më mirë në të dytën

Liverpool-i ka shokuar Manchester United-in pasditen e sotme, teksa e shkatërroi me shifrat 5-0. Në “Old Trafford” pati vend vetëm për këngën e tifozëve të “the reds”, teksa ata të “djajve të kuq” nuk po u besonin ende syve për rezultatin e takimit. Pas përfundimit të ndeshjes Klopp ka folur për mikrofonin e “Sky Sports”, ku thekson se këto shifra janë të veçanta, por nuk do të festojnë si të çmendur për shkak të respektit për kundërshtarët.

Trajneri gjerman tregon edhe këshillën e tij për lojtarët në pushimin pas pjesës së parë, kur i kërkon të tijve të luajnë më mirë. Një kërkesë paska e çuditshme kjo, për faktin se fraksioni i parë i lojës u mbyll në shifrat 0-4 për Liverpool-in.

“Është një rezultat i çmendur. Është e veçantë por ne nuk festojmë si të çmendur, kemi respekt për kundërshtarët. Në pjesën e parë i thashë lojtarëve: ‘Ne duhet të luajmë më mirë’”, ka thënë Jurgen Klopp./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online