Agjenti i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” Zhorzh Mendesh, ka folur për transferimin “bomb” të merkatos të kësaj vere, që pa lojtarin e tij të kalonte te klubi i Juventusit për shumën e 105 milionë eurove. Mendesh mendon se “Zonja e Vjetër” është klubi i fundit i “CR7”.
“Jam shumë i lumtur për këtë transferimi. Juventusi është klubi i fundit për të”, tha 52-vjeçari. Më pas ai vijoi duke thënë: “Kalimi te Juventusi ishte vendimi i duhur nga ana e tij, jam i sigurt që nuk do të pendohet kurrë për këtë hap të fundit të karrierës së tij”.
Mendesh nuk harroi të falënderonte edhe drejtuesit e tjerë të Juves, presidentin Anjeli për finalizimin në kohë rekord të negociatave me numrin 1 të madrilenëve Florentino Perez si dhe drejtorin Marota i cili hodhi i pari idenë e kësaj lëvizje gjatë bisedimeve për lojtarin tjetër të agjentit portugez Zhoao Kanselo.