“E shitën, e blenë”! Historitë shqiptare, Dinamo reagon në komentin e tifozit: Si mund ta shesim ndeshjen me Vorën?

“E shitën, e blenë”! Sa herë që vjen një humbje nga ekipi i zemrës, tifozët në Shqipëri e gjejnë menjëherë arsyen e dështimit. Futbolli kthehet shpeshherë si të ishte një treg i hapur ku pazari bëhet lehtësisht. Kjo e ardhur nga vetë jetesa në vendin tonë që i bënë njerëzit të jenë dyshues për gjithçka dhe të shohin për prapaskena edhe kur nuk ka. I tillë ishte rasti në postimin që Dinamo bëri për ndeshjen e radhës kundër Vorës.

Nëse kryeqytetasit do ta fitojnë këtë takim do të zyrtarizohen në Kategorinë Superiore. Shumë vite pritje për të mbërritur te ky moment, për të kthyer ekipin me histori të madhe në elitë. Por sërish ka tifozë të Dinamos që i frikësohen idesë se ekipi mund ta lërë ndeshjen më të rëndësishme. Tërësisht e palogjikshme, ndërsa po në faqen zyrtare të dinamovitëve i është kthyer përgjigje një tifozi: “Si mund ta shesim ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, pasi kemi luftuar gjithë kampionatin? Rëndësi për ne ka që të ngjitemi lart”, shkruhet në koment. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online