Florian Marku ka mbajtur sërish fjalën e tij, teksa ia doli të mposhtte Maksim Prodanin dhe ti rrëmbente titullin kampion IBF International Ëelterëeight. Lumturia duket qartë në fytyrën e boksierit shqiptar, që premton se ky është vetëm fillimi për të. Në intervistën e dhënë pas përballjes së sotme në stadiumin e Totenhemit, Marku ka treguar respekt për rivalin, pasi vlerëson forcën e tij. Më tej kampioni i ri në IBF i jep mesazhin të gjithë atyre që e nënvlerësuan dhe i përmendnin faktin se vinte në boks nga një tjetër sport.
“Përgëzime për Maksimin. Ai është një kundërshtar i vështirë, prandaj ishte i pamposhtur 19-0. E ndjeva fuqinë e tij. Është i fuqishëm. Por po e gjeja ritmin tim. Nuk kisha aspak probleme prandja edhe po mbaja distancën. Mund ta godisja lehtësisht dhe nëse knock out-i do të vinte le të vinte. Me vetëm 10 ndeshje sfidova një kundërshtar të vështirë. Askush nuk e bënte, unë e bëra dhe e munda. Jam ri në boks dhe të gjithë më nënvlerësuan. Thonin se jam një kickboxer, por shihni kë munda sot. E shikoni këtë rrip? Ky është vetëm fillimi. Njerëzit nuk e dinë por unë kam sakrifikuar jetën time. Gruaja ime është shtatzënë dhe po pres fëmijën tim të parë. Jam i lumtur. Do e bëj jetën e tyre më të mirë duke fituar tituj dhe duke bërë para“, është shprehur Florian Marku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/