E shau nga nëna se e hoqi nga fusha, Ançeloti i kthen përgjigje Kros: Këta lojtarët e sotëm! Kur më uli në stol mua Kapelo, nuk bëra kështu në kohën time

Në ndeshjen e dytë mes Realit të Madrid dhe Chelsea, kishte edhe një moment tensioni për një prej lojtarëve madrilenë. Kros duhej të linte fushën e blertë pasi Ançeloti zgjodhi ta zëvendësojë. Mesfushori nuk arriti ta kuptonte një vendim të tillë pasi ishte duke performuar mirë në fushë. Më pas do të vinte sharja për trajnerin nga nëna dhe tani trajneri i Realit i ka kthyer përgjigje, duke treguar diferencën e kohëve.

“Në kohën time nuk ishte kështu. Më kujtohet kur Kapelo më la një herë në pankinë dhe nuk e kuptoja pse. Ai vetëm më tha që kur të jesh në stërvitje do ta kuptosh. Dhe ishte vërtet e qartë që se cili ishte problemi. Doja t’ia përsërisja të njëjtën gjë Kros kur doli, por ishte i zemëruar.

Kur luaja unë, lojtarët nuk u sollën kështu. Trajnerët e respektonin njëri-tjetrin në maksimum dhe nuk duhej të reagonit kështu sepse është mosrespektim ndaj tij. Lojtarët e sotëm janë krejtësisht të ndryshëm. Atyre u mungon respekti për trajnerin, drejtorin, asistentin apo kushdo tjetër”, tha Anceloti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online