Prishi festën në Kukës Arena dhe tani e ka radhën Tirana, Shpëtim Duro nuk dëshiron mbylljen e titullit para syve të tij

E gjithë Shqipëria e kishte vëmendjen në Kukës Arena për të parë inagurimin e stadiumit dhe ndeshjen e verilindorëve ndaj Lacit. Personalitetet më të njohura në vend kanë shkuar në stadium për të ndjekur nga afër përballjen dhe me dëshirën për të parë shpërthimin e tifozëve në këtë shtëpi të re. “Nuk fitohet me inagurime dhe me festa”, do të shprehej pas ndeshjes Duro. I vetmi i paftuar me Laçin e tij, por arriti t’i prishte gjithë ceremoninë dhe dëshirën verilindorëve që kërkonin ta mbyllnin me patjetër me fitore.

Një barazim pa gola që mund të përfundonte edhe në favor të kurbinasve, me pak fat. Tashmë Shpëtim Duro duhet të prish një tjetër festë, atë të Tiranës. Bardheblutë luajnë për dy rezultate në takimin e radhës ndaj Lacit. Një barazim dhe fitore do t’i shpallte ata zyrtarisht kampion të Superiores, ndërsa humbja shtyn festën. Sigurisht që bardheblutë e kanë të siguruar vendin e parë, por Shpëtim Duro do të bëjë gjithçka mundet që kryeqytetasit të mos festojnë para syve të tij. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online