E rrallë/ Fitoi 4-0 dhe e shkarkojnë, trajnerin e PSG-së e heqin për një shaka të përkthyer gabimisht

Një rast vërtet i rrallë ka ndodhur me Tuchel, i cili është shkarkuar nga detyra si trajneri i PSG për shkak të një humori që është përkthyer gabimisht nga media. PSG fitoi në shifrat 4-0 gjatë mbrëmjes së djeshme kundër Strasburg dhe trajneri është njohur me vendimin e drejtuesve.

Cila është arsyeja? Fjalët e Tuchel për një media teksa shprehej: “Të jem i sinqertë, në gjashtë muajt e parë unë pyesja veten: “A jam trajner unë? Apo jam një politikan sporti ose më saktë një ministër sporti? Ku është roli im i trajnerit në një klub të tillë?”.

E teksa vetë Tuchel vendoste në dyshim rolin e tij brenda PSG, drejtuesit nuk e kanë menduar dy herë që të japin shkarkimin gjashtë muaj përpara mbylljes së kontratës. Ndërkohë trajneri ka kërkuar që të sqarojë këto fjalë, por vendimi është zyrtarizuar dhe Pochetino është shumë pranë marrjes së gjigandëve francez.

“Dhashë një intervistë video me nëj gazetar që më tha se po bënte diçka për trajnerët gjermanë. Nuk i dhashë leje për publikim. Bëra një shaka me të në gjermanisht, përkëthimi që ka bërë nuk është i saktë. Ishte një shaka”, ka thënë Tuchel. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online