Kategoria e Parë, renditja/ Dy fitore brenda një dite, Dinamo afron suksesin pas triumfit me rivalët për Superiore

Dinamo ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në Kategorinë e Parë teksa ka mundur Korabin në shifrat 1-0. Autori i golit për kryeqytetasit ishte Da Silva i cili në minutën e 53 nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Një fitore që shijon shumë për Dinamon pasi ishte kundër Korabit, një nga pretendentët direkt për t’u ngjitur në Superiore. Miqtë provuan në të gjitha mënyrat për të shënuar në portën e Bakajt, por shpeshherë portieri dhe fati e ndaluan për të dalë me një pikë.

Skuka ka provuar tentativa nga të gjitha këndet e mundshme, ndërsa Ismajlaj u afrua te barazimi në minutat e fundit. Megjithatë lajmet e mira nuk mbarojnë vetëm këtu për Dinamon pasi është ndalur edhe ekipit tjetër pretendent, Burreli, në barazimin 1-1 ndaj Orikut. Pas këtyre rezultateve Dinamo është katër pikë më shumë se Burreli dhe Korabi që e ndjekin në vendin e dytë e të tretë. /Sport Ekspres/

Kategoria e Parë, grupi A

Dinamo-Korabi 1-0 Da Silva 53’ p

Oriku-Burreli 1-1 Caushaj 55’/ Dedgjonaj 44’

Veleciku-Besëlidhja 1-1 Pelinku 64’/ Ruqi 38’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online