“E rëndësishme për gjithë Shqipërinë”, Batha flet për ndeshjen Young Boys-Tirana: Të ndodhi ajo që bëhet 1 herë në 50 ndeshje

Idi Batha ka folur përpara takimit mes Young Boysit me Tiranën. I gjendur përkrah trajnerit Egbo, kapiteni i bardhebluve shprehet se skuadra do të ketë edhe mbështetjen e gjithë Shqipërisë në këtë përballje, pasi janë të vetmit përfaqësues të Shqipërisë. Gjithashtu ajo që kërkohet është mbrëmja e artë e Tiranës në 90 minutat që e ndajnë nga grupet e “Europa League”.

“Jam ndierë mirë, e kam kaluar atë dëmtimin dhe shqetësimin që kisha. Është e rëndësishme për të gjithë klubin e Tiranës kjo ndeshje. Është e rëndësishme për të gjithë Shqipërinë, pasi të gjithë fitojnë nga pak. Është privilegj pasi jo të gjithë lojtarët shqiptarë kanë mundësinë për të luajtur në këtë nivel. Shpresojmë të ndodhi ajo që bëhet 1 herë në 50 ndeshje. Unë e kam thënë edhe në ndeshjet e kampionatit që: “Më mirë luajmë keq dhe fitojmë sesa të luajmë bukur dhe të humbasim”, u shpreh Batha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online